Ministri serb tregon se ku është vendbanimi i kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq

  • E.K /
  • 22 June 2023 - 14:26
Ministri serb tregon se ku është vendbanimi i kryetarit të Listës Serbe, Goran Rakiq

Ministri i brendshëm serb, Bratislav Gashiq,  ka thënë se nuk është e vërtetë që kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, ka ndërruar vendbanim, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ai tha këtë duke iu përgjigjur pyetjes së deputetit të Partisë Popullore, Borislav Novakoviq, nëse është e vërtetë se Rakiq ka vendbanim në Novi Sad dhe se “është shqetësuese që Zvonko Veselinoviq dhe Milan Radoiçiq kanë ardhur të jetojnë me të në Novi Sad”.

(Kosova Sot Online)