Albin Kurti e fton Papën në Kosovë dhe i flet për Nënë Terezën

  • E.K /
  • 22 June 2023 - 14:42
Albin Kurti e fton Papën në Kosovë dhe i flet për Nënë Terezën

Kryeministri i Kosovës,  Albin Kurti sot u takua me Papa Françeskun në Vatikan, përcjell “Kosova Sot Online”.

Në këtë takim të përzemërt, në mëngjesin e ditës më të gjatë të vitit, siç veçoi kryeministri në takim, ai u shpreh falënderues dhe shumë i lumtur për mikpritjen kaq dashamirëse.

“Kryeministri më tej e njoftoi Atin e Shenjtë edhe për suksesin demokratik dhe ekonomik të vendit dhe për arritjet e qeverisjes së deritanishme, duke theksuar faktin që jemi qeveria e parë që po ndanë shtesa për nënat lehona dhe fëmijët deri në moshën 16 vjeç, si politikë mbështetëse për ta”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.

Kjo ishte vizita e parë zyrtare e kryeministrit, Albin Kurti në Vatikan dhe takimi i parë i tij me Atin e Shenjtë, Papa Françeskun.

(Kosova Sot Online)