"Seri takimesh me Kurtin e Vuçiqin për menaxhim të krizës"

  • E.K /
  • 22 June 2023 - 15:21

BE-ja paralajmëroi se takimet e sotme Kosovë-Serbi në Bruksel do të nisin nga ora 14:00, përcjell “Kosova Sot Online”.

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, pritet që të dalë me një deklaratë për media.

“Pas zhvillimeve të fundit në veri të Kosovës, Përfaqësuesi i Lartë/Zëvendëspresidenti Josep Borrell, i ndihmuar nga Përfaqësuesi Special i BE-së, Miroslav Lajçak, do të presë sot një sërë takimesh për menaxhimin e krizave me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës Albin Kurti në Bruksel. Diskutimet do të fokusohen në gjetjen e mënyrave për të de-përshkallëzuar tensionet aktuale në mënyrë që të rikthehet të zbatimi i marrëveshjeve të dialogut, në veçanti Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit”, thuhet në një njoftim për media nga Bashkimi Europian.

(Kosova Sot Online)