Christopher Hill po e vëzhgon nga afër ushtrimin e forcave amerikane me ato serbe

  • A.P /
  • 22 June 2023 - 15:54
Christopher Hill po e vëzhgon nga afër ushtrimin e forcave amerikane me ato serbe

Ushtrimet e përbashkëta të ushtrisë serbe me atë amerikane në kuadër të “Platinium Wolf”, i ka përcjellë sot nga afër ambasadori i SHBA-së në Beograd, Christopher Hill, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Hill ka shkruar se ushtrimet e përbashkëta forcojnë  partneritetin dhe ndihmojnë ushtritë për të siguruar paqe dhe siguri në gjithë botën.

“Madhështore të shoh forcat serbe dhe amerikane duke punuar krah për krah dhe duke mësuar nga njëri tjetri. Le të bëjmë më shumë”, ka shkruar Hill, duke përdorur dhe hashtagun “Bashkë më të fortë”. 

Image


(Kosova Sot Online)