"Shkoi të punojë tokën dhe nuk u kthye më", zhduket 46-vjeçari në Elbasan

  • E.K /
  • 22 June 2023 - 15:57

Një 46- vjeçar rezulton i humbur në Elbasan që nga dita e djeshme, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas familjarëve, shtetasi me iniciale P.P. ka qenë duke punuar tokën pranë sipërfaqes së lumit dhe nuk është kthyer më në banesë.

Dyshimin kryesor e lidhin me frikën se 46-vjeçarin mund ta ketë marrë rrjedha e lumit gjatë kohës që ka tentuar për të kaluar në kahun tjetër të lumit.

(Kosova Sot Online)