Përfundon në Bruksel takimi Kurti - Borrell

  • A.P /
  • 22 June 2023 - 17:00
Përfundon në Bruksel  takimi Kurti - Borrell

Takimi bilateral ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe përfaqësuesit të lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borell, në Bruksel ka përfunduar, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Tani pritet të nisë takimi tjetër ndërmjet Borrellit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Për takimin me Kurtin, Borrell është deklaruar nëpërmjet një postimi në Twitter.

“Situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë shumë e tensionuar. Sot, ne synojmë të gjejmë zgjidhje për deeskalim të menjëhershëm dhe një rrugë përpara”, ka shkruar ai.

(Kosova Sot Online)