Borrell pas takimt me Vuçiqin, kërkon kompromise për krizën në Veri

  • A.P /
  • 22 June 2023 - 18:00
Borrell pas takimt me Vuçiqin, kërkon kompromise për krizën në Veri

 Për takimin që është duke zhvilluar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka njoftuar përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borrell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai tha se pritet që Kosova dhe Serbia t’i ulin tensionet dhe të përmbushin detyrimet e tyre.

“Ide konstruktive dhe gatishmëri për kompromis nevojiten për të adresuar krizën e vazhdueshme në veri të Kosovës. Palët pritet të ulin tensionet dhe të përmbushin detyrimet e tyre pa parakushte. Takimi me Presidentin e Serbisë ka filluar”, ka shkruar Borrell.

(Kosova Sot Online)