Sekuestrohet kanabis në kufirin Shqipëri-Greqi

  • A.P /
  • 22 June 2023 - 20:44
Sekuestrohet kanabis në kufirin Shqipëri-Greqi

67 kilogramë kanabis janë sekuestruar në aksin rrugor që lidh Igumenicën me Artën në zonën e Epirit në Greqinë Veriore.

Në pranga ka rënë një shqiptar nga Saranda me pasaportë greke ndërsa në kërkim janë 2 persona të tjerë.

I arrestuari u dërgua në Gjykatën e Artës e cila i caktoi arrest me burg në paraburgim deri në përfundimin e hetimeve. Ndërsa u sekuestrua automjeti i tij, një sasi eurosh dhe dy celularët që kishte me vete në momentin e arrestimit.

(Kosova Sot Online)