Ministri i Arsimit në Holandë jep dorëheqjen pas disa akuzave

  • A.P /
  • 23 June 2023 - 15:04
Ministri i Arsimit në Holandë jep dorëheqjen pas disa akuzave

Ministri holandez i Arsimit Dennis Wiersma ka dhënë dorëheqjen pas akuzave të shumta për sjellje të pahijshme, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në deklaratën e tij, politikani 37-vjeçar shprehet se dorëheqja e tij ishte një vendim i vështirë. Megjithatë, ai pranoi dhe kërkoi falje se ndonjëherë “reagonte tepër” ose ishte “shumë i ashpër” me punonjësit e ministrisë.

Në muajt e fundit, media holandeze raportoi se ka pasur shumë ankesa kundër ministrit për mënyrën sesi ai i trajtonte punëtorët, disa prej të cilëve e akuzuan për dhunë fizike ose verbale.

(Kosova Sot Online)