Makreshi e quan lopë deputeten e LDK-së

  • A.P /
  • 22 June 2023 - 22:34
Makreshi e quan lopë deputeten e LDK-së

Deputeten e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Valentina Bunjaku-Rexhepi, zëvendësministri i Financave, Resul Makreshi, e ka quajtur “lopë”, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai e ofendoi deputeten e partisë opozitare pasi kjo të enjten në Kuvend iu drejtua deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, me fjalën fyese “magjup”.

“Lopa n’aksion! ‘LDK-ja e kulturës dhe institucioneve’, aspak e çuditshme gjuha e saj e poshtër, por e çuditshme se si të tillët arrijnë këtu për ta përfaqësuar popullin. Phuu..!”, shkroi Makreshi në profilin e tij në Facebook.

(Kosova Sot Online)