Memli Krasniqi për Vjosa Osmanin: Ka qenë e heshtur e paguximshme

  • E.K /
  • 23 June 2023 - 08:31
Memli Krasniqi për Vjosa Osmanin: Ka qenë e heshtur e paguximshme

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka guxim të dalë kundër veprimeve të kryeministrit, Albin Kurti, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, Presidentja Osmani ka heshtur dhe nuk ka pasur guxim të flasë për çështjet e rëndësishme që kanë ndodhur në Kosovë.

“Presidentja është dashur të hënën të na thërras, po ajo as të hënën, as këtë që kaloi nuk e ka marrë asnjë veprim, përkundrazi ka qenë e heshtur e paguximshme dhe me thënë një fjalë më racionale, që s’duhet t’i dëmtojmë raportet me ShBA-të ose me QUINT-in, me thënë se është e turpshëm ku e ka pru Kurti punën, që ShBA e ka përjashtu FSK-në nga Defender Europe. Të na tregojë cila është zgjidhja”, ka thënë ai.

(Kosova Sot Online)