Serbët në Graçanicë sot protestojnë në mbështetje për të dyshuarin për krime lufte

  • E.K /
  • 23 June 2023 - 09:47
Serbët në Graçanicë sot protestojnë në mbështetje për të dyshuarin për krime lufte

Në Graçanicë sot do të mbahet protestë, siç pretendohet “për shkak të arrestimit të Dragisha Milenkoviqit nga Kishnica”, për të cilin dyshohet se ka kryer krime lufte ndaj të burgosurve në qendrën e paraburgimit në Lipjan para luftës në Kosovë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Dragisha Millenkoviqit i është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Ai u arrestua nga Policia e Kosovës në shtëpinë e tij familjare në Kishnicë është bërë bastisje dhe me atë rast është gjetur një sasi e caktuar armësh.

(Kosova Sot Online)