Në Istog 540 bimë kanabisi gjenden mes hithrave

  • E.K /
  • 23 June 2023 - 09:53
Në Istog 540 bimë kanabisi gjenden mes hithrave

Në Istog janë vërejtur bimë hashashi nga një person i cili e ka raportuar rastin në polici, përcjell “Kosova Sot Online”.

Policia ka parë se bimët e kanabisit ishin nëpër hithra dhe shkurre.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se ka hasur në disa bimë të dyshuara si bimë narkotike. Njësitë relevante policore kanë dalur në vendin e ngjarjes ku kanë vërejtur se kishte disa bimë të dyshuara të llojit Kanabis Sativa të cilat ishin nëpër hithra dhe shkurre, dhe vërehej se nuk ishin nën përkujdesjen e faktorit njeri”, është njoftuar përmes raportit ditor të PK-së.

Pas fotografimit dhe marrjes së mostrave janë asgjësuar të gjitha bimët e dyshuara, gjithsej 540 bimë.

(Kosova Sot Online)