Vuçiq: Biseda me Kurtin do të sillte më shumë dëme dhe prandaj mendoj se është e pakuptimtë

  • E.K /
  • 23 June 2023 - 10:13
Vuçiq: Biseda me Kurtin do të sillte më shumë dëme dhe prandaj mendoj se është e pakuptimtë

Për refuzimin e takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq ka deklaruar, “Besoj se dialogu është shërues, se është e rëndësishme të flasim dhe të tejkalojmë çdo problem duke folur, nuk shoh arsye të flas me një njeri që provokon çdo ditë dhe dëshiron të shkaktojë konflikt sepse kjo është ideologjia e tij fanatike dhe mendova se kjo do të sillte dëme shtesë dhe prandaj mendoj se është e pakuptimtë. Unë jam gjithmonë i gatshëm të bisedoj me përfaqësuesit evropianë”, shtoi ai, përcjell “Kosova sot Online”.

“Është fëmija i tyre. Janë kujdesur për të qysh kur ka qenë në djep, tani është adoleshent dhe pak i lazdruar, por gjithsesi kujdesen për të. Pozicioni ynë është shumë i vështirë, gjithçka që vlen për Ukrainën nuk vlen për Serbinë, por kjo është e drejta e më të fortit me të cilën duhet të mësohemi”, ka thënë presidenti serb.

(Kosova Sot Online)