Borrell të hënën iu raporton ministrave të Jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

  • E.K /
  • 23 June 2023 - 10:28
Borrell të hënën iu raporton ministrave të Jashtëm të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian do të takohen të hënën, ku edhe në agjendë do të jetë edhe dialogu Kosovë-Serbi, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas njoftimit ministrat do të zhvillojnë një debat për diplomacinë digjitale dhe pritet të miratojë konkluzionet për këtë çështje.

“Së fundi, sipas çështjeve aktuale, Këshilli mund të informohet për Tunizinë, Armeninë dhe Azerbajxhanin, si dhe për dialogun Beograd-Prishtinë”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)