Kurti për takimin në Bruksel: Vuçiq refuzoi të marrë pjesë, unë dhashë dëshmi për rrëmbimin e 3 policëve tanë

  • E.K /
  • 23 June 2023 - 11:01
Kurti për takimin në Bruksel: Vuçiq refuzoi të marrë pjesë, unë dhashë dëshmi për rrëmbimin e 3 policëve tanë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka treguar për takimin që ka pasë dje në Bruksel me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së, Josep Borrell, si dhe emisarin Miroslav Lajçak, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka shkruar se Presidenti i Serbisë, Aleksander Vuçiq refuzoi të marrë pjesë në këtë takim.

Tutje, Kurti potencoi se ka dhënë dëshmi për rrëmbimin e 3 policëve të Kosovës dhe se është dikutuar për de-përshkallëzimin, zgjedhjet e reja dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore.

“U takova me Përfaqësuein e Lartë Josep Borrell dhe emisarin Miroslav Lajçak, por pa presidentin e Serbisë, i cili refuzoi të marrë pjesë. Unë dhashë dëshmi për rrëmbimin e 3 policëve tanë – të mbajtur për më shumë se një javë – dhe diskutova de-përshkallëzimin, zgjedhjet e reja dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes Themelore”, tha Kurti.

(Kosova Sot Online)