Berisha: Druaj se pas sulmit të policisë në kampin e MEK, peshë specifike ka dosja ‘McGonigal’ e Ramës

  • E.K /
  • 23 June 2023 - 14:06
Berisha: Druaj se pas sulmit të policisë në kampin e MEK, peshë specifike ka dosja ‘McGonigal’ e Ramës

Përsa i përket sulmit të përgjakshëm të Policisë së Shtetit në kampin e MEK në Manz ndaj muxhahedinëve, kreu i demokratëve Sali Berisha dyshon se një peshë specifike e ka dosja 'McGonigal' e kryeministrit Edi Rama.

‘Ajo që bie në sy janë qëndrimet totalisht të dezekulibruara të Edi Ramës, me të cilat përpiqet të kapet pas çdo gjëje që të mund të bëhet i rëndësishëm. Druaj shumë se edhe prapa sulmit që u bë në kampin e Ashraf 3, të ketë një peshë të veçantë specifike, dosja e tij McGonigal’, u shpreh Berisha.

Berisha: Çështja McGonigal ka dy dosje, ka dosjen shqiptare dhe dosjen ruse. Thuhet tani se, ka një bashkim të këtyre dy dosjeve dhe fijet e saj çojnë përtej korrupsionit dhe fijet e saj çojnë në lidhje krejt të tjera. Të presim, kemi drejtësi të plotë te drejtësia e SHBA. Ajo që bie në sy janë qëndrimet totalisht të dezekulibruara të Edi Ramës, me të cilat përpiqet të kapet pas çdo gjëje që të mund të bëhet i rëndësishëm. Druaj shumë se edhe prapa sulmit që u bë në kampin e Ashraf 3, të ketë një peshë të veçantë specifike, dosja e tij McGonigal. Druaj shumë, po e ndjekim.

(Kosova Sot Online)