Traktori e zë poshtë teksa punonte tokën, humb jetën tragjikisht 20-vjeçari në Peqin

  • E.K /
  • 23 June 2023 - 14:46
Traktori e zë poshtë teksa punonte tokën, humb jetën tragjikisht 20-vjeçari në Peqin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Çengelaj, Peqin, përcjell “Kosova Sot Online”.

Bëhet me dije nga burimet për mediat se shtetasi D. H., 20 vjeç, duke punuar tokën, me mjet zetor, ka humbur kontrollin dhe mjeti është përmbysur.

Ndërkohë, rasti lidhur me këtë ngjarje është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)