Aksident i rëndë në Itali

  • A.P /
  • 23 June 2023 - 15:25
Aksident i rëndë në Itali

Një 39-vjeçar shqiptar ka ndërruar jetë në Itali pas një aksidenti tragjik, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Sipas raportimeve nga mediat italiane, i riu Mirjan Cangoj, u përfshi në një aksident fatal në zonën e Breshias, gjatë mesnatës.

Mësohet se Cangoja ka humbur kontrollin e mjetit të tij, e më pas është përplasur me barrierën e rrugës. Për fat të keq goditja ishte fatale, aq sa ai humbi jetën në vend.

Kalimtarët e rastit dhanë alarmin për aksidentin, teksa policia dhe ambulanca mbërritën në vendin e ngjarjes, por për fat të keq 39-vjeçari ndërroi jetë.


(Kosova Sot Online)