Borell: Jam i alarmuar me arrestimet e serbëve dhe marshimin e FSK-së

  • A.P /
  • 23 June 2023 - 19:05
Borell: Jam i alarmuar me arrestimet e serbëve dhe marshimin e FSK-së

Jam shumë i alarmuar me situatën në veri të Kosovës, ka deklaruar shefi i Politikës së Jashtme të BE-së, Josep Borrell, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”.

Ai e ka kritikuar fuqishëm Kosovën, duke reaguar pas arrestimeve të reja nga Policia e Kosovës ndaj të dyshuarve për dhunë ndaj KFOR-it dhe pas marshimit të rregullt Ushtrisë së Kosovës në Mitrovicën jugore.

Arrestimet e serbëve ai i ka konsideruar si arreste pa përfillje të procedurave gjyqësore.

Në fund, Borrell shkurtimisht ka kritikuar edhe Serbinë, për retorikën e saj nxitëse.


“Shumë i alarmuar për situatën në veri të Kosovës: me arrestimet jashtëqyësore të serbëve & dhe marshimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Mitrovicën jugore; përcjellë nga një retorikë e rënda nga Serbia”, ka shkruar Borrell.

Ai ka thënë se ky eskalim në rritje, nuk do të tolerohet.

“Përkundër takimit të krizës dje, eskalimi po vazhdon dhe po bëhet më i rrezikshëm. Nuk do ta tolerojmë”, ka shkruar në fund ai. 

(Kosova Sot Online)