Petkoviq: Njëri nga serbët e arrestuar është liruar me kusht

  • A.P /
  • 23 June 2023 - 20:00
Petkoviq: Njëri nga serbët e arrestuar është liruar me kusht

Raportohet se njëri nga serbët e arrestuar në Zveçan më 29 maj është liruar me kusht, transmeton gazeta “Kosova Sot Online”

Kështu bën të ditur medium Kosovo-online për Radosh Petroviq i cili në paraburgim ka qëndruar për 26 ditë.

Për lirimin e tij ka shkruar edhe Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, i cili ka bërë thirrje që edhe të arrestuarit e tjerë të lirohen.

Ai ka thënë se do të luftojnë për lirimin e secilit prej të arrestuarve.

(Kosova Sot Online)