Në këtë shtet deri në 35,000 vdekje të lidhura me nxehtësinë

  • A.P /
  • 23 June 2023 - 20:20
Në këtë shtet deri në 35,000 vdekje të lidhura me nxehtësinë

Që nga viti 2014, nga 30,000 deri në 35,000 njerëz kanë vdekur gjatë verës në Francë për shkak të efekteve të të nxehtit, njoftoi shërbimi shëndetësor publik francez, duke theksuar se kjo vdekshmëri nuk ka të bëjë vetëm me stinët e nxehta.

“Duhet theksuar se një pjesë e konsiderueshme – pra një e treta – ka të bëjë me personat nën moshën 75 vjeç”, thuhet në studimin e publikuar nga shërbimi shëndetësor publik.

Vitet e fundit është shënuar me të vërtetë një rritje e madhe e valës së të nxehtit, veçanërisht në vitin 2019 dhe 2022. Ndërsa është e pamundur të dokumentohet sistematikisht lidhja midis secilës prej këtyre valëve të të nxehtit dhe ngrohjes globale, padyshim që kontribuon në rritjen e frekuencës së tyre.

Shërbimi shëndetësor publik ka dhënë tashmë shifra që regjistrojnë një tepricë të madhe të vdekshmërisë gjatë këtyre periudhave të vapës. Ajo regjistroi gati 3,000 vdekje të tepërta verën e kaluar gjatë tre valëve të të nxehtit.

(Kosova Sot Online)