Peci godet Qeverinë Kurti: Nuk ma ka marrë mendja që jeni kaq budallë

  • A.P /
  • 23 June 2023 - 20:25
Peci godet Qeverinë Kurti: Nuk ma ka marrë mendja që jeni kaq budallë

Pas marshimit të ushtarëve të FSK-së në pjesën jugore të Mitrovicës, ka reaguar drejtuesi i Institutit KIPRED, Lulzim Peci, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se nuk e ka besuar që drejtuesit e vendit janë kaq budallenj.

“E kam ditur qe nuk jeni fort te mencur, por qe jeni aq budalle sa me e derguar FSK-ne ne Mitrovice ne kete situate nen pretendimin se keto jane ushtrime te rregullta nuk ma ka marrur mendja”, ka shkruar Peci.

Ai ka thënë se me këtë qasje, do të kërkohet Zajednica, por sipas tij, më vonë nuk do të gjendet në tavolinë.

*Kosova Sot Online)