Gërvalla përplaset ashpër me Borrellin: A po bëni thirrje për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n?

  • S.A /
  • 24 June 2023 - 08:32
Gërvalla përplaset ashpër me  Borrellin: A po bëni thirrje për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n?

Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, i ka reaguar Shefit të Diplomacisë së Bashkimit Evropian, Josep Borrell, për arrestimet në veri, të cilat ai i ka konsideruar si arreste pa përfillje të procedurave gjyqësore, transmeton "Kosova Sot Online".

Gërvalla ka shpërndarë postimin e tij në Twitter dhe e ka pyetur nëse BE’ja po bën thirrje që të mos ndëshkohen ata që kanë sulmuar pjesëtarët e NATO’s.

“A po bën thirrje BE-ja për mosndëshkim për ata që sulmuan NATO-n?”, ka pyetur Gërvalla.

Gërvalla ka thënë se arrestimi i djeshëm, është bërë në bazë të Kodit të Prcoedurës Penale të Kosovës dhe se s’ka asgjë “jashtëgjyqësore”.

“Policia ka prova të qarta se personi i arrestuar sot ka marrë pjesë në sulmin kundër NATO-s më 29 maj. Arrestimi u bë në bazë të nenit 71 të Kodit të Procedurës Penale të Kosovës, kështu që nuk ka asgjë jashtëgjyqësore”, ka shkruar Gërvalla në Twitter.

(Kosova Sot Online  )