Prishtinë: Polica thotë se i dyshuari për t’i ikur kontrollit e goditi me veturë policen, ajo e thyen këmbën

  • E.K /
  • 24 June 2023 - 09:29
Prishtinë: Polica thotë se i dyshuari për t’i ikur kontrollit e goditi me veturë policen, ajo e thyen këmbën

Një zyrtare policore është lënduar dje gjatë tentim-ndalimit të një veture në Veternik të Prishtinës, përcjell “Kosova Sot Online”.

Gjatë kësaj kohe policia ishte duke e zhvilluar një aksion policor.

Policia në këtë rast ka përdorur armën e zjarrit, nga të shtënat me arë nuk ka të lënduar nga arma.

Kurse, zyrtarja policore ka thyer këmbën, ku edhe është dërguar në emergjencë për trajtim mjekësor.

Policia ka njoftuar se rasti është duke u hetuar.

“ Veternik, Prishtinë, 23.06.2023 – 18:50. Njësia policore gjatë zhvillimit të një operacioni policor, gjatë tentim-ndalimit të një veture, i dyshuari për t’i ik kontrollit policor, me veturën e tij ka goditur zyrtaren policore. Policia në këtë rast ka përdorur armën e zjarrit, nga të shtënat me arë nuk ka të lënduar nga arma. Kurse, viktima (zyrtarja policore) është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor, ajo ka pësuar lëndime të rënda (thyerje të këmbës). Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)