Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri “Kafet e Vogla” në Prishtinë

  • E.K /
  • 24 June 2023 - 09:51
Policia jep detaje për plagosjen me armë zjarri “Kafet e Vogla” në Prishtinë

Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë, shkruan “Kosova Sot Online”.

I plagosuri sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën, ku është dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Ndërkaq, i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes.

Rasti është në hetime.

“Rr.Fehmi Agani, Prishtinë 23.06.2023 – 21:48. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është qëlluar me armë zjarri nga një i dyshuar i cili pas sulmit është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)