Ferizaj: Djali kanos me jetë dy prindërit e tij

  • E.K /
  • 24 June 2023 - 10:26
Ferizaj: Djali kanos me jetë dy prindërit e tij

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Ferizaj, pasi që kishte kanosur me jetë të dy prindërit e tij, shkruan “Kosova Sot Online”.

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Ferizaj 23.06.2023 – 14:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte kanosur me jetë dy prindërit e tij viktimat kosovarë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë.

(Kosova Sot Online)