Dy vajza grabisin dyqanin e qendrës tregtare në Tiranë, arrestohen nga policia

  • E.K /
  • 24 June 2023 - 11:07
Dy vajza grabisin dyqanin e qendrës tregtare në Tiranë, arrestohen nga policia

Dy vajza, një 20-vjeçare dhe një 32-vjeçare janë arrestuar në në Fushë-Krujë, përcjell ‘Kosova Sot Online”.

Këto vajza janë arrestuar pasi në një dyqan në një qendër tregtare në bashkëpunim me njëra tjetrën kanë vjedhur disa produkte.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan shtetaset K. A., 20 vjeçe, dhe V. B. (A)., 32 vjeçe, të dyja banuese në Fushë-Krujë, pasi në një dyqan në një qendër tregtare te Zogu i Zi, në bashkëpunim me njëra-tjetrën, dyshohet se kanë vjedhur disa produkte”-njofton policia.

(Kosova Sot Online)