Reagon ashpër Velai presidences: 10 ditë nga rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga Serbia, Vuçiq duhet t’i lirojë urgjentisht dhe pa kushte

  • S.A /
  • 24 June 2023 - 12:37
Reagon ashpër Velai presidences: 10 ditë nga rrëmbimi i tre policëve të Kosovës nga Serbia, Vuçiq duhet t’i lirojë urgjentisht dhe pa kushte

Blerim Vela, shef i stafit të presidentes së Kosovës rikujtoi se kanë kaluar 10 ditë që kur tre policët e Kosovës janë rrëmbyer brenda territorit nga regjimi i Serbisë, gjersa kërkoi lirimin e menjëhershëm të tyre, transmeton "Kosova Sot Online ".

Vela në një postim në Twitter tha se rrëmbimi i tyre është dëshmi e politikës agresive të Vuçiqit ndaj fqinjëve.

“Kanë kaluar 10 ditë që kur 3 policë të Kosovës janë rrëmbyer brenda territorit të Kosovës, nga regjimi i Serbisë. Vuçiq duhet t’i lirojë urgjentisht dhe pa kushte”, ka thënë Vela.

Po ashtu, Vela u shpreh se rrëmbimi i tyre është dëshmi e politikës agresive të Vuçiqit ndaj fqinjëve.

“Megjithatë, ai nuk do ta arrijë këtë”, potencoi shef i stafit të presidentes së Kosovës, Blerim Vela. 

(Kosova Sot Online )