Xhelal Sveçla: Tre policët janë takuar dje me familjarë

  • E.K /
  • 24 June 2023 - 13:36
Xhelal Sveçla: Tre policët janë takuar dje me familjarë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla,  ka treguar se tre policët e Kosovës që po mbahen në paraburgim në Serbi, janë vizituar dje nga familjarët e tyre, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sveçla, tha se kidnapimi i policëve është edhe një dëshmi se Serbia nuk ka ndryshuar fare nga ajo e viteve të 90.

“Familjarët i kanë vizituar ata. ne jemi në përkrahje të çfarëdo nevoje që këta policisë kanë dhe patjetër edhe të familjeve të tyre. Barnat tashmë është raportuar se kanë shkuar dhe ne përveç se kërkojmë presim poashtu që këta zyrtarë policor të lirohen sa më parë. Kidnapimi i tyre është edhe një dëshmi se Serbia nuk ka ndryshuar fare nga ajo e viteve të 90’ ku edhe i shkaktoi katër luftëra”, ka thënë Sveçla.

(Kosova Sot Online)