14-vjeçarja largohet nga shtëpia, prindërit kërkojnë ndihmë për ta gjetur

  • E.K /
  • 24 June 2023 - 13:49
14-vjeçarja largohet nga shtëpia, prindërit kërkojnë ndihmë për ta gjetur

Një vajzë 14-vjeçare nga Patosi, është larguar nga shtëpia e saj dhe nuk dihet se ku ndodhet,  përcjell “Kosova Sot Online”.

E mitura, me iniciale J. M, për herë të fundit mësohet se është parë në terminalin e Fierit dhe është nisur drejt Tiranës.

Nëna e të miturës thotë se nuk ka asnjë informacion se me kë është larguar vajza e saj, ku ka kërrkuar nga shteti që ti’a gjejnë vajzën.

“Iku me valixhe. E kishin parë në Fier. Më tha goca e xhaxhait, që e kishin parë në foto. Kur e pyetën se ku po shkonte, kishte thënë; do iki t’i çoj rrobat kushërirës. Më nisën foto që po ikte. Kishte ikur me autobus në Tiranë, nuk e kishin kapur dot. Nuk dimë gjë ne. Nuk kemi folur me të. Tani jemi në dorë të shtetit. Nuk më tregonte asnjë gjë. Ishte tip i mbyll. Të keqen mami hap sytë. Në dijeni vetëm që më thanë shoqet që ikte nga shkolla. Nuk e di çfarë mund të ketë ndodhur. Ka marrë rrobe, sandale, shapka, krehëra, tharëse. Në shtëpi bënte ndonjë punë. Nuk e dimë se me kë mund të jetë larguar. Asgjë nuk dimë se me kë mund të jetë. Nuk më tregonte asgjë. I thoja; ça ke ndonjë të re. Nuk më tregonte asgjë. Nga shkolla asnjë s’më tha gjë se ishte larguar. Nuk di gjë. E kërkoj të ma gjej shteti. Isha jashtë kur ka ikur vajza. Kishte fikur dhe telefonin”, tha nëna e saj.

(Kosova Sot Online)