BIK tregon se haxhinjtë nga Kosova janë mirë, gjithçka po shkon sipas planit të paraparë

  • E.K /
  • 24 June 2023 - 17:05
BIK tregon se haxhinjtë nga Kosova janë mirë, gjithçka po shkon sipas planit të paraparë

Bashkësia Islame e Kosovës ka njoftuar se të gjithë besimtarët që kanë udhëtuar drejt vendeve të shenjta janë mirë, përcjell “Kosova Sot Online”.

BIK tutje ka theksuar se në rrugëtimin e tyre për të kryer haxhin, gjithçka është duke shkuar sipas planit të paraparë për sa i përket organizimit të haxhit.

“Në ambientet e xhamisë së hotelit në Meke, ku janë duke qëndruar besimtarët tanë, pas namazit të drekës, u mbajt ligjëratë e shkurtër me tematikë rreth ritualeve të haxhit. Bashkësia Islame e Kosovës njofton se të gjithë besimtarët që kanë udhëtuar drejt vendeve të shenjta janë mirë dhe se gjithçka është duke shkuar sipas planit të paraparë për sa i përket organizimit të haxhit”, është thënë në njoftimin e BIK.

(Kosova Sot Online)