Arrestohen tre të dyshuarit në Obiliq pasi e rrëmbyen një grua

  • A.P /
  • 25 June 2023 - 09:15
Arrestohen tre të dyshuarit në Obiliq pasi e rrëmbyen një grua

Pasi dyshohet se e kanë rrëmbyer e më pas dhunuar një grua, janë arrestuar tre persona, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Policia njofton se viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“RREMBIM/DHUNIM- Obiliq, 24.06.2023-NN. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë rrëmbyer e me pas edhe dhunuar viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.”

(Kosova Sot Online)