Ja si duket një lagje e Pejës pas vërshimeve

  • A.P /
  • 25 June 2023 - 09:38
Ja si duket një lagje e Pejës pas vërshimeve

Nga Peja, e cila mbrëmë pati shumë vërshime dhe vdiqën dy persona, trajneri i xhudos, Driton Kuka, ka shpërndarë  fotografi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Pamje apokaliptike nga qyteti i Pejës”, ka shkruar Kuka.

Ai ka bërë apel ekipeve të emergjencës që t’i ndihmojnë qytetarët që kanë nevojë.

Kuka ka thënë se shumë lagje, mëngjesin e sotëm janë duke u përballur me mungesë të ujit, rrymës e “probleme tjera”.

Image

(Kosova Sot Online)