Sa gjithë të reshurat gjatë muajit qershor ishte sasia e shiut mbrëmë në Pejë

  • A.P /
  • 25 June 2023 - 10:56
Sa gjithë të reshurat gjatë muajit qershor ishte sasia e shiut mbrëmë në Pejë

58 mm të reshura, sasi që është e barabartë me të gjitha të reshurat gjatë muajit qershor, janë regjistruar dje pas orës 20:00 në Pejë, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Në njoftim thuhet se sot mbetet mot i paqëndrueshëm, ku gjatë ditës sërish priten kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima, mirëpo sasia e parashikuar e reshjeve është më e ulët, lokalisht sasi prej 10 apo 15mm të reshura mund të akumuluohen për një kohë të shkurtër.

Njoftimi i plotë:

25.06.2023 – Destabilizimi I moti ditën e shtunë, gjatë mbrëmjes së shkuar solli edhe stuhi me rrebeshe të vrullshme shiu në Pejë, që çoj edhe deri tek përmbytje me fatalitete në qytetin e Pejës.  Në bazë të matjeve nga stacioni i IHMK-së në Pejë, brenda asaj periudhe, pas orës 20,  janë regjistruar 58mm të reshura.  Kjo sasi është e barabartë sikurse të reshurat e gjithë muajit qershor për qytetin e Pejës, të bien brenda një kohe të shkurtër.

Gjatë ditës së sotme mbetet mot i paqëndrueshëm, ku gjatë ditës sërish priten kushte për zhvillime të rrebesheve të shiut me bubullima, mirëpo sasia e parashikuar e reshjeve është më e ulët, lokalisht sasi prej 10 apo 15mm të reshura mund të akumuluohen për një kohë të shkurtër.

(Kosova Sot Online)