Publikohet video për të cilën u suspendua zyrtari policor

  • A.P /
  • 25 June 2023 - 12:00
Publikohet video për të cilën u suspendua zyrtari policor

Lidhur me publikimin e një video, në të cilën serbi Nenad Orloviq shihet i prangosur, një zyrtar policor është supenduar dhe ndaj tij kanë nisur hetimet, transmeton gazeta "Kosova Sot Online"..

Lidhur me publikimin e kësaj video ka reaguar Ministri i MPB-së, Xhelal Sveçla, i cili tha se zyrtari policor i cili ka kryer këtë akt, mbrëmë është suspenduar nga detyra.

 

Ministri Sveçla shprehet se “çdo i burgosur ka të drejtat e tij të garantuara me ligjet tona e me ato ndërkombëtare, teksa për veprat dhe shkeljet ligjore ballafaqohet me drejtësinë. Ky për ne është një parim themelor i cili vlen ndaj të gjithëve dhe pa dallim etnie”.

(Kosova Sot Online)