Publikohen fotografitë e Mirsada Ademaj dhe djalit të saj 5-vjeçar Dionit që humbën jetën nga vërshimet në Pejë

  • A.P /
  • 25 June 2023 - 12:43
Publikohen fotografitë e Mirsada Ademaj dhe djalit të saj 5-vjeçar Dionit që humbën jetën nga vërshimet në Pejë

Pas ngjarjes tragjike në Pejë, ku nënë e bir vdiqën si pasojë e vërshimeve, ka reaguar kryeministri Albin Kurti, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Kurti tha se Qeveria është e angazhuar “me kapacitetet e saj me Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Agjencinë për Menaxhimin e Emergjencave” që të ndihmojnë në “përballimin dhe tejkalimin e pasojave të vërshimeve”.

Image

“Me pikëllim të thellë mora lajmin për humbjen tragjike të jetëve të dy qytetarëve tanë, Dion Ademaj dhe Mirsada Ademaj, nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë”, shkroi Kurti në një postim në Facebook.

“Kjo humbje e madhe për familjet Ademaj dhe Hoxhiq është humbje e madhe për vendin tonë. Në këto ditë të rënda, dhembjen e ndajmë bashkë me familjarët dhe miqtë e tyre", tha ai.

(Kosova Sot Online)