Alarmon Vuçiq: Ushtria e Kosovës po armatoset nga Turqia

  • A.P /
  • 25 June 2023 - 12:54
Alarmon Vuçiq: Ushtria e Kosovës po armatoset nga Turqia

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka folur për Forcën e Sigurisë së Kosovës, duke thënë se ushtria e Kosovës po armatoset “gjithnjë e më shumë”.

Vuçiq tha se FSK-ja po armatoset në rend të parë nga Turqia.

“Turqit u dhanë automjete të blinduara shumë të fuqishme, mortaja, dronë, obusa, të gjitha këto janë gjëra që i ka FSK-ja”, tha ai.

“Duhet të kemi kujdes, dhe ne e dimë se çfarë po bëjmë. Ne duhet të kemi burime adekuate nëse populli ynë kërcënohet, duhet të reagojmë. Këto nuk janë histori dhe përralla, bota ka ndryshuar”, tha Vuçiq në TV Pink.

Ai tha se Serbia ka refuzuar të blejë armatim nga Turqia, pasi “ata e kanë furnizuar Prishtinën”.

“Brenda 5 muajve do t’i marrim disa qindra deri në 1000 dronë kamikazë, të cilët i morëm në Lindjen e Mesme. Ne po i marrim për të penguar një agresor të mundshëm”, tha presidenti serb.

Megjithatë, Vuçiq tha se forca e ushtrisë serbe “është pakrahasimisht më e madhe” sesa ajo e ushtrisë së Kosovës.

(Kosova Sot Online)