Familjari i dy personave që vdiqën në Pejë jep detaje si ndodhi ngjarja

  • A.P /
  • 25 June 2023 - 13:40
Familjari i dy personave që vdiqën në Pejë jep detaje si ndodhi ngjarja

Për tragjedinë që ndodhi mbrëmë në Pejë, ku vdiqën dy familjarë të tyre, ka folur një anëtar i familjes Ademaj, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Ai ka thënë se djalin e ka zënë një pjesë e kodrës, ndërsa gruan e kanë gjetur në bodrum.

“Shi ka rënë, ka rrëshqit një pjesë e kodrës, e ka nxënë djalin, u mbush te ky vëllai plot ujë, derisa e ka mbajtur muri, kur se ka mbajt u fut uji, mezi i kemi shpëtuar dy fëmijë të tjerë, jemi munduar që ta shpëtojmë nusen se atë voglin se kemi pa askund hiç, pastaj e kemi gjetur në një shtëpi të kojshive, nusen e kemi gjetur në të tretën shtëpi në bodrum”, u shpreh familjari për kp.

(Kosova Sot Online)