Dy të lënduarit nga vërshimet në Pejë lirohen nga spitali

  • A.P /
  • 25 June 2023 - 14:54
Dy të lënduarit nga vërshimet në Pejë lirohen nga spitali

Drejtori mjekësor në Spitalin e Përgjithshëm të Pejës, Besnik Ibraj ka konfirmuar se dy të lënduarit nga vërshimet, janë liruar për në shtëpi, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

“Mbrëmë kemi pranuar dy pacientë në kujdesin intenziv, të njëjtit sot janë lëshuar në shtëpi në gjendje të mirë shëndetësore”, ka thënë Ibraj.

Kujtojmë nga vërshimet e mbrëmshme në Pejë pësuan tragjikisht një nënë me birin e saj, si dhe u lënduan dy persona të tjerë.

(Kosova Sot Online)