Axha i 5-vjeçarit në Pejë jep detaje se si arritën të nxjerrin trupat e pajetë

  • A.P /
  • 25 June 2023 - 15:03
Axha i 5-vjeçarit në Pejë jep detaje se si arritën të nxjerrin trupat e pajetë

Albert Ademaj tregoi rastin me detaje si arritën t’i nxjerrin trupat e pajetë, që humbën jetën në Pejë si pasojë e vërshimeve, transmeton gazeta "Kosova Sot Online".

Axha i 5-vjeçarit që vdiq si pasojë e vërshimeve, tha se nuk hasën në ndihmën e institucioneve.

Ademaj u shpreh se për t’i ndihmuar shkoi ekipi policor, porse, sipas tij, të njëjtit nuk ofruan ndihmë të mirëfilltë dhe as sjellje të duhur ndaj tyre, sipas kp.

Madje, sipas tij, në vendin e njëjtë që Policia deklaroi se gjurmoi dhe nuk hasi në gjetje, ai tha se pikërisht aty, arritën ta nxjerrin trupin e familjares.

Ai akuzoi institucionet që nuk i dolën në ndihmë.

Derisa tregoi rastin, Ademaj tha se edhe trupin e pajetë e dërguan vetë në ambulantë.

Mbrëmë, një grua dhe djali saj 5-vjeçar vdiqën si pasojë e vërshimeve në Pejë. Policia informoi se pas vdekjes së 5-vjeçarit, në lagjen “Asllan qeshme”, u gjet e vdekur edhe nëna e tij, e cila ishte e zhdukur.

(Kosova Sot Online)