Guvernatorja e shtetit të Iowa-s, sot viziton Kosovën

  • E.K /
  • 26 June 2023 - 08:23
Guvernatorja e shtetit të Iowa-s, sot viziton Kosovën

Guvernatorja e shtetit të Iowa-s, Kim Reynolds, sot do ta vizitojë Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ajo do të zhvillojë një takim me Ministren e Jashtme, Donika Gërvalla.

“Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, znj. Donika Gërvalla-Schëarz, mirëpret nesër në takim, Guvernatoren e shtetit të Iowa-s, znj. Kim Reynolds”, thuhet në njoftim.

Takimi Gërvalla- Reynolds pritet të nis nga ora 11:50

(Kosova Sot Online)