Tensionet Kosovë-Serbi, Edi Rama sot shkon në Bruksel

  • E.K /
  • 26 June 2023 - 08:42
Tensionet Kosovë-Serbi, Edi Rama sot shkon në Bruksel

Pas letrës së dërguar ndaj presidentit francez dhe kancelarit gjerman për një shtysë të re nga BE për zbatimin e planit franko-gjerman si zgjidhje për tensionet Kosovë-Serbi, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, do t shkoj sot në Bruksel, ku do të takohet me presidentin e Këshillit të BE-së, Charles Michel, përcjell “Kosova Sot Online”.

Ditë më parë një konferencë për mediat, Rama i cili kërkoi lirimin e 3 policëve të Kosovës që mbahen të burgosur në Serbi, bëri me dije gjithashtu se i kishte dërguar një letër Macron dhe Scholz ku u kërkonte që të ndërhynin për të bërë të mundur zbatimin e planit franko-gjerman për Kosovën.

(Kosova Sot Online)