Policia për aksionin e sotëm: Dy të arrestuarit kosovarë, kërkoheshin nga autoritetet në Itali

  • E.K /
  • 26 June 2023 - 09:59
Policia për aksionin e sotëm: Dy të arrestuarit kosovarë, kërkoheshin nga autoritetet në Itali

Policia e Kosovës ka realizuar një operacion policor në Istog dhe Malishevë, ku janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, tha se të dyshuarit kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet italiane.

“Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Fushën e Zbatimit të Ligjit (ILECU), ka realizuar një operacion policor në Istog dhe Malishevë, ku janë arrestuar dy persona meshkuj kosovarë. Dy personat e dyshuar kanë qenë të kërkuar me urdhërarrest ndërkombëtar, të lëshuar nga autoritetet Italiane”, tha ai.

(Kosova Sot Online)