Borrelli tregon se shefat e diplomacive evropiane flasin sot për situatën në Kosovë

  • E.K /
  • 26 June 2023 - 10:30
Borrelli tregon se shefat e diplomacive evropiane flasin sot për situatën në Kosovë

Sot do të mblidhen Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, ku do të diskutohet edhe për Kosovën, përcjell “Kosova Sot Online”.

Shefi i Diplomacisë Evropiane, Josep Borrell, tha se diskutimi për situatën në Kosovë do të jetë pika e tretë me radhë.

“Pika e tretë është diskutimi për situatën në Kosovë”, është shprehur ai.

(Kosova Sot Online)