Një grua zhduket në Malishevë, doli nga shtëpia dhe nuk dihet se ku është

  • E.K /
  • 26 June 2023 - 10:59
Një grua zhduket në Malishevë, doli nga shtëpia dhe nuk dihet se ku është

Një femër është zhdukur në Malishevë, shkruan “Kosova Sot Online”.

Një person ka raportuar se një grua është larguar nga shtëpia më 24 qershor dhe nuk është kthyer më dhe se nuk dihet vendndodhja e saj.

Rasti lidhur me këtë zhdukje është duke u hetuar.

“PERSON I ZHDUKUR- Malishevë 25.06.2023 – 14:00. Një mashkull kosovar ka raportuar se viktima femër kosovare prej datës 24.06.2023 rreth orës 14 ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Në konsultim me prokurorin është inicuar lënda e rastit dhe vazhdon të hetohet.”

(Kosova sot Online)