Lirimi i tre policëve të Kosovës, Orban: E vlerësojmë shumë hapin e Aleksandar Vuçiq

  • E.K /
  • 26 June 2023 - 11:13
Lirimi i tre policëve të Kosovës, Orban: E vlerësojmë shumë hapin e Aleksandar Vuçiq

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, tha se lirimi i tre policëve të Kosovës nga Serbia erdhi si përgjigje ndaj kërkesës së tij për presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, përcjell “Kosova Sot Online”.

Orban tha në Twitter se Vuçiqi e ka njoftuar se do t’i lirojë policët.

Oban ka shkruar se e vlerësojnë veprimin e bërë nga ana e Vuçiqit.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq sapo më njoftoi se në përputhje me kërkesën e bërë në takimin tonë javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë”, shkroi Orban.

“E vlerësojmë shumë hapin e Presidentit Aleksandar Vuçiq, të cilin ai e mori në një periudhë sfidash serioze dhe vendim i cili është një dëshmi e qartë e bashkëpunimit strategjik mes vendeve tona dhe e përkushtimit tonë të ndërsjellë për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit”, shkroi Orban.

(Kosova Sot Online)