Kurti pas lirimit të policëve: Jemi të gëzuar, agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lirimit të tre policëve, që u rrëmbyen më 14 qershor nga Serbia, përcjell “Kosova Sot Online”.
Kurti ka thënë se rrëmbimi i tyre është shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar.
Tutje, Kurti ka theksuar se agresioni serb duhet që të mbajë përgjegjësi.
“Konfirmojmë se tre policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata po kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim është një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi.”, ka shkruar Kurti.
(Kosova Sot Online)