Vizita në Londër, ZKM del me njoftim për takimin e Kurtit me Cleverly

  • E.K /
  • 26 June 2023 - 11:47
Vizita në Londër, ZKM del me njoftim për takimin e Kurtit me Cleverly

Zyra e Kryeministrit të Kosovës ka njoftuar për vizitën e Kryeministrit, Albin Kurtit, në Mbretërinë e Bashkuar, përcjell “Kosova Sot Online”.

Kurti ka takuar sot kryediplomatin britanik James Cleverly.

Sipas Qeverisë Kurti e ka njoftuar kryediplomatin britanik me propozimin e tij për shtensionimin e situatës në Veri.

“Zhvillimet e fundit në Republikën e Kosovës dhe situata në katër komunat në veri të vendit ishin po ashtu temë e këtij takimi. Kryeministri Kurti e njoftoi sekretarin Cleverly me propozimin e tij për shtensionimin e situatës, duke theksuar se sundimi i ligjit është parimi bazë për adresimin e sulmeve ndaj Policisë së Kosovës, ushtarëve të KFOR-it dhe gazetarëve gjatë ditëve të tensionuara në ato komuna dhe që mundëson mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në po ato komuna, e të cilat duhet të jenë gjithëpërfshirëse, të lira e demokratike dhe me fushatë të hapur dhe fer” thuhet në njoftimin e ZKM.

(Kosova Sot Online)