Krasniqi: Lirimi i tre policëve është lajm i mirë, radha është për shtensionimin e situatës në pjesën veriore

  • E.K /
  • 26 June 2023 - 12:02
Krasniqi: Lirimi i tre policëve është lajm i mirë, radha është për shtensionimin e situatës në pjesën veriore

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, pas vendimit për lirimin e tre policëve të arrestuar nga policia e Serbisë, ka falënderuar të gjithë miqtë ndërkombëtarë, përcjell “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, ishin ata që u angazhuan dhe luajtën një rol vendimtar në këtë proces.

Tutje, Krasniqi tha se tani është koha për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të vendit

Postimi i plotë:

Lirimi i tre policëve nga mbajtja arbitrare në Serbi - Rifat Zekës, Beqir Sefës e Shemsi Mustafës, megjithëse mjaft i vonuar, është lajm i mirë për familjet e tyre dhe për qytetarët e shtetin tonë.

Falënderoj të gjithë miqtë tanë ndërkombëtarë, të cilët u angazhuan dhe luajtën një rol vendimtar në këtë proces.

Tani, radha është për shtensionimin e situatës në pjesën veriore të vendit dhe për rikthimin e normalitetit atje, përmes veprimeve të matura dhe të përgjegjshme politike.

(Kosova Sot Online)